Dark Mode Light Mode

Presidenti Ademi takon presidentin e UEFA-së para Kongresit të FIFA-së

16 maj, 2024 – Presidenti Agim Ademi ka marrë pjesë në takimin e rëndësishëm para Kongresit të FIFA-së me presidentin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin në Bangkok. Në takimin e përbashkët të krerëve të 55 anëtareve të UEFA-së, janë diskutuar sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e futbollit si dhe është diskutuar për mbështetjen e kandidaturave të shteteve evropiane (Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës) për organizimin e Kampionatit Botëror 2027 për femra, e ku për kandidaturën fituese do të vendoset në Kongresin e FIFA-s. Ndërkaq, pas këtij takimi kreu i FFK-së së bashku me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Muamed Sejdini kanë zhvilluar takim të veçantë me presidentin Çeferin, ku u diskutuan disa prej kërkesave të dy federatave në kuadër të zhvillimit të mëtejmë të futbollit në rajonin tonë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen + eleven =

Previous Post

Analisti Shenoll Muharremi: Memli Krasniqi e vendosi sonte PDK-në në pozitë qendrore

Next Post

Tifozat Kuq e Zi shkojnë tek zyrat e FSHF-së: Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’ia rregullojë imazhin një populli barbar e gjenocidal

Advertisement