Dark Mode Light Mode
Rama: Përjashtimi i buxhetit të Prishtinës nga buxheti 2026 është vendim politik
Presheva me endokrinolog për herë të parë, Dr. Spec. Uran Mehmeti, tash e tutje në shërbim të pacientëve si endokrinolog
Aeroporti “Adem Jashari”, krenaria ajrore e Kosovës

Presheva me endokrinolog për herë të parë, Dr. Spec. Uran Mehmeti, tash e tutje në shërbim të pacientëve si endokrinolog

Në një kohë kur shumë të rinj largohen për të kërkuar mundësi diku tjetër, ka edhe nga ata që vendosin të kthejnë dijen dhe përkushtimin e tyre në shërbim të vendit dhe njerëzve të tyre. Një nga këta është Dr. Uran Mehmeti, i cili këtë javë ka kurorëzuar një rrugëtim të gjatë, të vështirë dhe plot sakrifica, duke u bërë Specialist i Endokrinologjisë me diabetologji pranë Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Rruga për të arritur në këtë ditë ka nisur herët, me përkushtim dhe disiplinë. Në fillim në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Tetovë, të cilën e përfundoi në vitin 2010. Pas kësaj, ai vazhdoi studimet në Universitetin e Tiranës, ku në vitin 2016 përfundoi Masterin e Shkencave në Mjekësi. Por ky ishte vetëm fillimi i një udhëtimi profesional që kërkonte durim, përkushtim dhe sakrifica të shumta personale.

Pesë vitet e specializimit në Qendrën Klinike Universitar në Prishtinë ishin vite pune intensive, përgjegjësie dhe përballje me sfida të përditshme, duke i dhënë Dr. Uranit jo vetëm dije profesionale, por edhe përvojë njerëzore e klinike që nuk mësohet në libra. Ky proces mori epilog më 18 shkurt 2026, me titullin e merituar Specialist i Endokrinologjisë me diabetologji.

Advertisement

Ky moment ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe për gjithë qytetin e Preshevës. Dr. Uran Mehmeti hyn në histori si endokrinologu i parë preshevar, duke hapur derë të rë pacientevë sidomos nga Presheva të cilët tashmë e kanë një adresë ku do të marrin jo vetëm shërbime endokrinologjike, por edhe ngrohtësinë e bashkëatdhetarit.

Dr. Urani përfaqëson një gjeneratë të re mjekësh shqiptarë që nuk e shohin profesionin si titull, por si mision. Përkushtimi i tij ndaj pacientëve dhe serioziteti në punë e kanë bërë të dalluar që në hapat e parë të karrierës. Ky sukses është rezultat i punës së pandërprerë, mbështetjes familjare dhe besimit në vlerat e dijes.

Në këtë ditë të veçantë, ne e urojmë Dr. Uranin duke qenë të bindur në sukseset e tija në të ardhmen, ku si gjithmonë presim të na befasojë për të mirë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − 17 =

Previous Post

Rama: Përjashtimi i buxhetit të Prishtinës nga buxheti 2026 është vendim politik

Next Post

Aeroporti “Adem Jashari”, krenaria ajrore e Kosovës

Advertisement