Dark Mode Light Mode

Prefekti i Bujanocit viziton mërgatën shqiptare të Zvicrës

Bujanoc, 22 prill – Prefekti i Bujanocit, Shaip Kamberi do të vizitoi mërgatën shqiptare të komunës së Bujanocit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Sipas burimeve të “Presheva jonë”, të mbështetura nga kabineti i prefektit të Bujanocit, Shaip Kamberi do të vizitoi mërgatën shqiptare të komunës së Bujanocit, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, me ç`rast takimi do të mbahet të dielën, më 30 prill, në orën 15:00, në hapësirat e RTV – Syri Blue, Bielstrasse 80, 4500 Solothurn. Kabineti i prefektit të Bujanocit, në kuadër të të cilit që nga janari i këtij viti funksionon edhe Zyra për Diasporë, fton të gjithë përfaqësuesit e Shoqatave të Bujanocit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit që ndodhen atje, të marrin pjesë në këtë takim. Metali Krasniqi

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 4 =

Previous Post

Akademiku nacionalist shqiptar nga Kosova, komunistin jugosllav Isa Mustafën e krahason me Vuçiqin

Next Post

Bosnja dhe Kosova me më së shumti luftëtarë në ISIS

Advertisement