Sakib Sejdija, mirëmbajtës i fushave të futbollit dhe kontribues i madh në sportin më të bukur në botë, i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës, ka publikuar një postim në rrjetin social Facebook, i cili ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme.
Postimi vjen në një periudhë delikate, në kohën kur futbollit iu kanë hedhur mbi supe qarqe të ndryshme, si rëndom para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës.
Edhe pse Sejdija nuk e ka sqaruar qartë drejtimin e mesazhit të tij, përmbajtja e postimit lë hapësirë për interpretime të ndryshme dhe duket si një reagim i përgjithshëm ndaj zhvillimeve aktuale.
Në postimin e tij në Facebook, Sakib Sejdija shkruan: “Edhe ata që janë mbi peshë do ta humbin peshën, të varfunit do të pasurohen, të smurit do të shërohen, vetëm mutat, kur nuk bahen njerëz.”
Megjithëse mbetet e paqartë se kujt i drejtohet konkretisht ky postim, një fjalë popullore thotë “Kujt i shkon përshtati, e mbajtë me shëndet”.



