Dark Mode Light Mode
Enver Idrizi, legjenda shqiptare e gjallë
Portali “Presheva Jonë” shpallë personalitet të vitit Agim Ademin, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës
Haziri i përgjigjet Ramushit në lidhje me Preshevën

Portali “Presheva Jonë” shpallë personalitet të vitit Agim Ademin, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

Agjencia e Lajmeve “Presheva Jonë”, si portali më i madhë në Luginën e Preshevës, ka traditën e sajë të shpalljes cdo vit të personalitetit shqiptarë, i cili me punën apo angazhimin e tijë në fusha të ndryshme të jetës kontribuon në ngritjen e moralit kombëtarë.


I tillë për vitin 2019/2020 ka qenë z. Agim Ademi,i cili përveq përkushtimit të tijë në federatë, ka treguar se ndjenë përgjegjësi për afrimin e gjithë shqiptarëve rrethë kombëtares, në mënyrë që të kenë një krenari të përbashkët.

Zakonisht, personalitetin e vitit e shpallim në fund të vitit, por, kësaj herë kemi arsye të madhë të bëjmë një përjashtim, pasi që ditë më parë, z. Ademi u shpallë i pafajshëm nga shkalla e dytë e gjyqsorit, pasi që ishte dënuar me burgim efektiv, ani pse të gjithë e kishin të qartë se e gjithë ngjarja ishte një manipulim i llojit të vetë.

Advertisement

Dashakëqinjët, si hijena po i mprehnin dhëmbët që të dënohej z. Ademi, e pastaj t’i suleshin Federatës, por, z. Ademi i pa lëkundur dhe i bindur në pafajsinë e tijë, po e priste i qetë vendimin e gjyqsorit, e në anën tjetër me intenzitet edhe më të madhë po merrej me futbollin dhe sportistët.

Asnjë federatë sikur kjo e Kosovës, sikur kjo të cilën e udhëheq z. Ademi nuk i ka qëndruar afër sportistëve gjate pandemise, të cilëve u ka ndarë secilit vec e vec mjete, u ka ndarë edhe klubeve, e i organizuar bashkë me djemtë e kombtares së Kosovës, ka treguar humanitet në kohën e pandemisë, edhe atë duke e shtrire humanitetin e tyre edhe në Kosovën Lindore, ku kanë ndarë 50 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Duam t’i bëjmë me dije kryetarit Ademi, se tash kur pritet të fillojnë ndeshjet për kombtaren e Kosovës, e gjithë Lugina e ndjek me vëmendje dhe pa frymë cdo ndeshje, duke e porositur që të vazhdojnë me të njejtin ritëm e të mos ndalen duke na bërë krenarë, Agimi bashkë me bashkëpuntorët e tij.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × three =

Previous Post

Enver Idrizi, legjenda shqiptare e gjallë

Next Post

Haziri i përgjigjet Ramushit në lidhje me Preshevën

Advertisement