Dark Mode Light Mode

Policia mbyll një ndërtesë në veri që funksiononte si zyrë tatimore e Ministrisë së Financave të Serbisë, s’ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka mbyllë një objekt në veri të vendit ku dyshohet se kanë funksionuar strukturat paralele të Serbisë. Objekti ishte degë e Ministrisë së Financave të Serbisë, e cila funksiononte si zyrë tatimore.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se njerëzit që kanë qenë aty janë larguar, por se nuk ka pasë arrestime.

“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë, e cila sipas informacioneve tona, ka funksionuar si zyre tatimore (si degë e  Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyllë deri në verifikim të plotë të fakteve”.

Advertisement

Elshani tha se rasti hapet dhe hetohet si falsifikim i dokumenteve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + eleven =

Previous Post

Sot pritej të bëhej përurimi i një shkolle në Viti – Nagavci e anulon, aty ende nuk janë kryer punimet

Next Post

220 punësime në KEK, Bajrami: Kurti ushtroi detyrën e drejtorit dhe të burimeve njerëzore, keqpërdorim e shkelje ligji

Advertisement