Dark Mode Light Mode

Policia e konfirmon, 42-vjeçari gjendet pa shenja jete në Velani

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Velania në Prishtinë.

Bëhet fjalë për M.S., 42-vjeçar.

I njëjti, sipas burimeve të njëjta, dyshohet se ka vdekur nga mbidoza.

Advertisement

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:30, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Ymer Prizreni’ në Prishtinë gjendet një person pa shenja jete. Menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën, mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 5 =

Previous Post

Edi Rama përfundon vizitën me Hashim Thaçin: I qetë e i buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt

Next Post

Detaje nga rasti tragjik në Junik: Policia u lajmërua nga qytetarët, të moshuarat s’ia kishin hapur telefonin familjarëve

Advertisement