Dark Mode Light Mode

Policia e arrestoi të dyshuarin për vrasjen e plagosjen në Ferizaj rreth gjysmë ore pas të shtënave

Një grua ka mbetur e vrarë nga disa të shtëna me armë zjarri para Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. I dyshuari është arrestuar nga policia pak pasi ka ndodhur ngjarja. Ai dyshohet që është ish-bashkëshorti i gruas së vrarë.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur. Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × 4 =

Previous Post

Të shtëna me armë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, vritet një grua

Next Post

Vrasja e gruas në Ferizaj, Kryeprokurori: Dyshojmë se e vrau ish-burri pas një mosmarrëveshje

Advertisement