Dark Mode Light Mode

Petrit Selimi: Edita Tahiri shfuqizoi vendimin për ndalimin e hyrjes së Gjuriqit në Kosovë

edisellEdhe pse Ministria e Punëve të Jashtme, kishte lëshuar vendim me te cilin i ndalohej hyrja drejtorit të zyrës për Kosovën,Marko Gjuriq, ky i fundit sërish ka hyr në Kosovë.

Por shpjegim për këtë ka dhënë ministri në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Në lidhje me këtë,Selimi ka thënë për Indeksonline se vendimi për ndalimin e hyrjes së Gjuriqit është shfuqizuar me udhëzim nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Advertisement

“Vendimi për ndalimin e hyrjes së Gjuriq është shfuqizuar me udhëzim nga ministrja Tahiri, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel para një muaji ku ka qenë pika obligative që Gjuriq zyrtarisht të kërkon falje për sjelljet e tija ndërsa BE-ja të përpilon kodin e mirësjelljes për këto vizita. Që nga ajo periudhë atij iu ka lejuar tre herë të hyj në territor të Kosovës.”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, ndalesat valide permanente për të hyr në Kosovë janë për, Vojislav Sheshelin, shefin e ushtrisë serbe Lubisha Dikoviq si dhe për ministrin e Mbrojtjes së Serbisë kushdo që është në funksion.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − two =

Previous Post

Mesazh i EBU-s nga Gjeneva drejtuar Tiranës për Eurovision-in dhe flamurin e Kosovës

Next Post

Buenos días Kosova nga Mexico City. FIFA: Mirë se na vjen Kosovë, anetare e 120-të

Advertisement