Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka vizituar Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, në kuadër të Muajit Tetor – muajit të vetëdijësimit për kancerin e gjirit.
“Shëndeti dhe kujdesi për të është mbi gjithçka. Avancimi i grave është shumë i rëndësishëm, por ai duhet të ketë parasysh edhe ndërgjegjësimin shëndetësor. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit i rrit gjasat e tejkalimit të tij, prandaj ju lutem të bëni kujdes dhe kontrolla të rregullta”, tha Hajdari.
Ai shtoi se bashkëpunimi me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave do të vazhdojë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe mbi të gjitha më të shëndetshme.
#kanceriigjjrit #kontrollaterregullta #mamireperDrenasin #PDK191