Dark Mode Light Mode

Petrit Hajdari thirrje për protestë në mbështetje të UÇK-së në Tiranë

Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor 2025, në orën 17:00, në sheshin Skëndërbeu në Tiranë.

Hajdari theksoi rëndësinë e unitetit dhe mbështetjes për drejtësinë, lirinë e Kosovës dhe vlerat e UÇK-së, të cilën e cilësoi si “margaritar i historisë së popullit shqiptar” dhe një simbol që reflekton përtej Kosovës.

Advertisement

“Si çdo herë kur është dashur të mbrojmë lirinë, të drejtën dhe jetën me respekt në këtë vend, edhe këtë herë do të jemi bashkë. Bashkë, të gjithë, nga të gjitha anët, për një qëllim të vetëm!” tha Hajdari.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që të bashkohen në shesh për të treguar përkrahje dhe solidaritet për kauzën kombëtare.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven + 15 =

Previous Post

Besnik Osmani: Takim i frytshëm me familjen Konjuhi, biseduam për zhvillimin e Fushë Kosovës

Next Post

Besnik Osmani pritet me dyer të hapura në shtëpitë e Fushë Kosovës, familja Bullatovci ia konfirmon përkrahjen e palëkundur

Advertisement