Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka bërë të ditur angazhimin e tij për përmirësimin e Rrugës së Zejtarëve, duke e konsideruar atë një simbol të historisë dhe kulturës së punës në komunë.
“Zejtarët e Drenasit janë trashëgimtarë të një kulture pune që ka mbajtur gjallë ekonominë dhe dinjitetin e këtij vendi për dekada. Rruga e Zejtarëve është respekt për historinë e punës, për duart që kanë ndërtuar, riparuar, krijuar,” tha Hajdari.
Ai shtoi se, si kryetar, do të sigurojë që rruga të ndërtohet sipas standardeve, me afat dhe transparencë, duke treguar se Drenasi nuk mund të ecë përpara pa vlerësuar ata që e kanë mbajtur gjallë me punë të ndershme.