Dark Mode Light Mode

Petrit Hajdari reagon ashpër: “Milionat për Kryetarin, varfëri për qytetarin – ftoj Prokurorinë të nisë urgjentisht hetimet!”

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të audio-incizimit ku dëgjohet kryetari në largim duke bërë pazare me tokat e komunës.

Hajdari e quajti këtë rast “skandal të paprecedentë” dhe “abuzim flagrant me detyrën publike”, duke theksuar se miliona euro përfitime personale po diskutoheshin në një kohë kur qytetarët e Drenasit ende vuajnë për ujë të pijshëm.
“Ai që thirrej në qeverisje me duar të pastra, tash po del se duart i ka pasur thellë në xhepat e qytetarëve. Ky është turp institucional dhe fyerje për çdo familje të komunës sonë”, – u shpreh Hajdari.
Duke e cilësuar kryetarin aktual si “kampion të pazareve”, Hajdari bëri thirrje të drejtpërdrejtë për Prokurorinë që të nisë menjëherë hetimet, duke paralajmëruar se çdo vonesë do të ishte “bashkëfajësi”.
Ai theksoi se më 12 tetor Drenasi do të kthehet tek qytetarët dhe do të qeveriset me transparencë, dinjitet dhe zhvillim.
“Kjo komunë nuk është pazari i askujt – kjo është shtëpia jonë e përbashkët”, përfundoi Hajdari.

POSTIMI:

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + eight =

Previous Post

Uran Ismaili prezanton 10 vendimet e para për Prishtinën si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit (Dokumenti i plotë)

Next Post

Flet babai i ish-policit të arrestuar në Serbi: Fizikisht është mirë, por emocionalisht i lodhur

Advertisement