Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, gjatë një vizite në Lagjen e Re në Komoran, ka shprehur shqetësimin për mungesën e zhvillimit në këtë zonë, duke theksuar se ky realitet duhet të ndryshojë.

“Në Lagjen e Re në Komoran, nuk shkuam vetëm për një takim, por me një zotim të qartë për të ardhmen. Breza të tërë veprimtarësh e kanë mundësuar këtë vend të cilin ne kemi detyrimin ta çojmë përpara. Është e pafalshme që ky vend që ka dhënë aq shumë të lëngojë në zhvillim. Ky realitet duhet të ndryshojë,” deklaroi Hajdari.

Ai u zotua se me një qeverisje të përgjegjshme dhe të përkushtuar, Komorani dhe të gjitha pjesët e Drenasit do të kenë vëmendjen që meritojnë për zhvillim të qëndrueshëm.

SHPËRNDAJE