Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e lagjes Avdyli në Dobroshec, ku u mirëprit nga bashkëvendas që, siç theksoi vetë ai, e njohin mirë përkushtimin e tij ndaj qytetit.

Hajdari theksoi se fitorja dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve nuk janë slogane, por angazhim konkret që ndërtohet gradualisht – “rrugë për rrugë, lagje për lagje e qytetar pas qytetari”.

Ai ritheksoi vizionin e tij për një Drenas më të mirë dhe më të zhvilluar, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e treguar dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të arritur ndryshimin që qytetarët e meritojnë.

SHPËRNDAJE