Dark Mode Light Mode

Petrit Hajdari: Në Zhushi, Hoti e Cakiqi u rikonfirmua mbështetja e madhe për PDK-në

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në lagjet Zhushi, Hoti dhe Cakiqi, ku ka theksuar mbështetjen e madhe që po merr PDK-ja në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në një postim në rrjete sociale, Hajdari ka thënë se në këto takime është ndier besimi dhe entuziazmi i madh qytetar për vizionin e partisë dhe qeverisjen e ardhshme lokale.

Advertisement

“Me lagjen Zhushi, Hoti e Cakiqi e rikonfirmuam besimin dhe entuziazmin e madh qytetar për PDK-në dhe qeverisjen e mirë që po vjen. Drenasi dhe PDK-ja rrugëtojnë si një drejt datës 12 tetor, kur do ta nisim kapitullin e mbarë për qytetin tonë,” ka shkruar Hajdari.

Sipas tij, ky bashkërrugëtim me qytetarët është garanci për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillim të qëndrueshëm për Drenasin.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty + fifteen =

Previous Post

Naim Murseli përballë mjekut ligjor: A e mbajta unë bashkëshorten në momentin e vrasjes?

Next Post

Kurti hesht kur pyetet pse nuk u prit nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Advertisement