I nderuar të takoj veteranët dhe invalidët e luftës, burrat dhe gratë që mbajnë në shpinë historinë e Drenasit dhe të gjithë Kosovës. Ata, së bashku me familjet e dëshmorëve, janë dëshmitarë të sakrificës dhe krenaria jonë, tha kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.
“Mbështetja e tyre më jep forcë dhe frymëzim. Besimi i tyre më obligon,” shtoi ai, duke theksuar përkushtimin për ta mbështetur këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.