Dark Mode Light Mode

Petrit Hajdari: Fitorja po vjen bashkë me qytetarët e Abrisë së Epërme

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, ka zhvilluar takim me qytetarët e Abrisë së Epërme, ku u prit me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.

Hajdari tha se dita e madhe e 12 tetorit po afrohet, dita kur qytetarët e Drenasit do t’i japin fund keqqeverisjes dhe do të hapin një kapitull të ri zhvillimi.

“Në Abri të Epërme morëm edhe një konfirmim se Drenasi sytë i ka kah e ardhmja. Me PDK-në si garancë e zhvillimit dhe prosperitetit, me programin që e kanë bërë qytetarët bashkë me ne, me qeverisjen që do ta bëjmë bashkë me ta”, theksoi Hajdari.

Advertisement

Ai shtoi se Drenasi është shtëpia e të gjithëve dhe nuk do të lejohet më të përbuzet apo të përçahet.

“Gjithmonë PDK. Gjithmonë për qytetarin”, përfundoi ai.

mamireperDrenasin #PDK191

POSTIMI:

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 5 =

Previous Post

Osmani lajmërohet pas përkrahjes masive: Foli Vragolia – Pa balotazh

Next Post

Uran Ismaili: Qytetarët janë rreshtu me zgjidhjet e mia emergjente, s’kanë kohë për plane 10-vjeçare

Advertisement