Dark Mode Light Mode

Petrit Hajdari: Bujqit dhe fermerët janë prioritet – mbështetje reale, jo fjalë boshe

Bujqit dhe fermerët e Drenasit janë shtylla kurrizore e ekonomisë së qytetit dhe familjeve tona. Në takim me këtë kategori vitale të shoqërisë, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka prezantuar programin e tij për bujqësinë, duke theksuar se kjo fushë do të marrë vëmendjen dhe mbështetjen e plotë.

“Fatkeqësisht bujqësia është lënë pas dore. Ne nuk premtojmë fjalë, por zgjidhje konkrete. Taksa për biznese do të zbritet për 50%, me mundësi të hiqet plotësisht gjatë mandatit. Po ashtu, buxheti për bujqit do të dyfishohet, ndërsa mbështetja për ta do të jetë direkte dhe e prekshme”, tha Hajdari.

Ai theksoi se bujqit dhe fermerët janë të pazëvendësueshëm për punën që bëjnë dhe për produktet e shëndetshme që konsumojnë qytetarët e Drenasit.

Advertisement

mamireperBujqesine #mamireperDrenasin

PDK191

POSTIMI:

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 3 =

Previous Post

Ismajli tubim në Përlepnicë: Qytetarët nuk pranojnë të mbesin peng i një pushteti të paaftë

Next Post

Ismajli vazhdon tubimet në fshatra: Gjilani është lodhur nga improvizimet dhe dështimet

Advertisement