Dark Mode Light Mode

Përplasje mes dy makinave më të shpejta në Botë

Në një tunel në Vankuver të Kanadasë, ka ndodhur një ngjarje që do t’i dëshpëronte shumë dashamirët e super-makinave.

 

Përplasja ka ndodhur në një tunel në mes Lamborghini Huracane dhe Ferrari 458 Italia.

Advertisement

 

Shoferët e kanë humbur kontrollin mbi këto makina italiane dhe janë ndeshur me vete, duke shkaktuar dëme që kërkojnë mjaftë para për rregullim.

 

Mirëpo, që të dy të rinjtë që janë në fillim të viteve të 20-ta, nuk kanë marrë ndonjë lëndim dhe pritet të dalin së shpejti para drejtësisë.

 

Nuk dihet saktë se si ka ndodhur ngjarja, por besohet se Huracane me 610 kuajfuqi ka rrëshqitur me pjesën e pasme, duke u përplasur në 458 Itali që ka 562 kuajfuqi.

 

Policia ka bërë të ditur se nuk ka qenë ndeshje e shkaktuar nga pija, por nga mungesa e eksperiencës së shoferëve, me këto vetura sportive që janë shumë të shpejta.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − ten =

Previous Post

Casillas largohet nga Porto, befason me skuadrën e re

Next Post

E dini se çka ndodh me Facebook-un tuaj pasi të vdisni?

Advertisement