Dark Mode Light Mode

Përlotet Rafuna: Kanë kërku me na pa edhe ata që s’kanë mujt me fol (VIDEO)

Aktori dhe producenti Naser Rafuna ka folur me emocione të forta për përfundimin e serialit të njohur kosovar “Çka ka Shpija”, pas 13 vitesh transmetim.

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Rafuna u ndal te raporti i veçantë që seriali kishte ndërtuar me publikun ndër vite, duke treguar për raste prekëse që e kanë shoqëruar atë dhe ekipin jashtë ekranit.

“Për publikun, unë kam pas një publik shumë të veçantë,  njerëz me nevoja të veçanta, me sindromën Down, njerëz që kanë qenë të sëmurë rëndë. Na kanë kërkuar video, kemi pasur eksperienca të ndryshme. Shumë prej tyre na kanë shkruar dhe kemi qenë i vetmi grup që e kemi vizituar çdo vit onkologjinë”, rrëfeu Rafuna.

Advertisement

Ai tregoi edhe për një rast që e kishte prekur thellë.

“Kam pas rast që ka ardhur një prind dhe më ka thënë se e kam djalin me këtë problem, s’flet as me neve, të vetmen buzëqeshje e ka vetëm me ty”, tregoi aktori.

Ndiqni intervistën e plotë:

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 12 =

Previous Post

Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime

Next Post

Caktohen seancat për të arrestuarit e djeshëm për manipulim të votave

Advertisement