Dark Mode Light Mode

Peci e konfirmon: Donika Gërvalla do të jetë ministre e Drejtësisë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherit Kryetar i partisë “Guxo”, Faton Peci, ka deklaruar se kjo parti do t’i udhëheqë dy ministri në qeverinë “Kurti 3”

Peci zbuloi se Donika Gërvalla do të jetë Ministre e Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministre.

Gërvalla ka qenë e paraparë për këtë pozitë edhe në dy qeveritë që nuk ishin votuar në Kuvend, me mandatarë Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

Advertisement

“Ne e kemi njëfarë dakordimi në parim. Në prezentimin e kabinetit të ri në përpjekje, Kurti 3, emër i pakontestueshëm është Donika Gërvalla si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë. Minimalisht do ta kemi edhe një ministri tjetër, por që nuk dihet cila do të jetë ajo”, u shpreh Peci.

Ai tha po ashtu se Guxo do t’i ketë 8 deputetë.

Sipas tij, në vitin 2021, nga kampi i VV-së nuk ka pasur gatishmëri që Guxo t’i ketë dy ministri.

“Arsyeja pse më 2021 Guxo e ka marrë ministrinë e dytë, ka qenë emri im. Tash unë e di që ka qenë edhe një eksponent i VV-së aty në listë që ka qenë i pakënaqur që në moment të fundit nuk ka përfunduar ministër, gjë të cilën unë e kam kuptuar pas rreth dy vitesh. Por unë s’kam qenë as fajtor e as shkaktar i kësaj”, deklaroi ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 3 =

Previous Post

Raportime për “takime diskrete” ndërmjet Bislimit dhe Gjuriqit, Arifi: Ju kam thënë se VV koordinohet 100% me SNS

Next Post

Sa ra shi për dy ditë në Kosovë, IHMK-ja me statistika të rëndësishme

Advertisement