Dark Mode Light Mode

PDK krijon video me Inteligjencë Artificiale: Çmime më të ulëta, shporta plot

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes të cilave adreson tema të caktuara politike, ekonomike dhe shpalos arsyet pse duhet të votohet Bedri Hamza për Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që kjo parti e ka përdorur edhe në krijimin e këngës së fushatës “We Rise Together”. Videot janë të shkurtra, me kohëzgjatje prej 10 sekondash, me pothuajse vetëm një pamje dhe të shoqëruara me dy fjali të qarta, duke përcjellë mesazhe direkte dhe të kuptueshme për qytetarët.

Videoja e parë, e publikuar sot nga PDK, i referohet zotimit të Bedri Hamzës për uljen e çmimeve, me synim që qytetarët të kenë më shumë para në dispozicion për blerjen e produkteve bazike. Në video shfaqet një burrë me fëmijën e tij, i shoqëruar me mbishkrimin: “Çmime më të ulëta, shporta plot. Voto Bedri Hamzën.”

Advertisement

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 2 =

Previous Post

Rusia: BE ëndërron të prishë lidhjen me Serbinë, por pa sukses, për çështjen e Kosovës do …

Next Post

​Hamza premton fond për të papunët, rritje 50 për qind të pagave e pensioneve

Advertisement