Dark Mode Light Mode

PDK kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë në Lipjan.

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila sërish dështoi për shkak të mungesës së marrëveshjes për formimin e institucioneve, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, shprehu ngushëllime për familjen Zejnullahu dhe kërkoi veprim të menjëhershëm institucional për zbardhjen e rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë.

“Ne kërkojmë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike që na ka tronditur të gjithëve. Nuk mund të ketë heshtje kur humb jetën një i ri pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për këtë dështim të rëndë politik dhe institucional,” tha Gruda.

Advertisement

PDK theksoi se drejtësia nuk mund të vonohet dhe se institucionet duhet të tregojnë seriozitet maksimal në hetimin e plotë dhe të pavarur të këtij rasti, për të garantuar transparencë dhe besim publik.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × four =

Previous Post

Spektakli “Nëna Terezë - Shqiptarja e gjithë botës” – Magjia që pushtoi Preshevën dhe lavdia e një kulture që jeton

Next Post

Presidenti Duka dhe FSHF zbarkuan në Luginë, pritje madhështore

Advertisement