Dark Mode Light Mode

PDK hyn në koalicion me VV-në në Fushë Kosovë, merr tri drejtori (Emrat)

Votimet e fundit shënuan një kthesë historike për këtë komunë. Valon Prebeza i LVV-së arriti të përmbysë dominimin shumëvjeçar të LDK-së, duke i dhënë fund epokës ku Fushë Kosova konsiderohej “pronë” e partisë së Lumir Abdixhikut.

Për të siguruar stabilitetin e numrave në Kuvendin Komunal, Prebeza ka gjetur partnerin te PDK-ja.

Burime të Insajderit brenda komunës konfirmojnë se marrëveshja është zyrtarizuar dhe PDK-ja do të marrë drejtimin e tri dikastereve të rëndësishme në qeverisjen e Prebezës.

Advertisement

Emrat e përzgjedhur janë figura të njohura në skenën politike lokale: Mirsad Qyqalla, ish-asamblisti i PDK-së në mandatin e kaluar, do të udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë, Pranvera Merovci, i është besuar drejtimi i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik si dhe Artan Hajrullahu, do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë së Gjeodezisë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four + 1 =

Previous Post

A do t’ia mundësojë LDK mandatin e dytë Vjosa Osmanit? – deklarohen nga partia

Next Post

“Gabim trashanik për LDK-në” -Besian Mustafa kritikon votimin e Hashim Thaçit për president

Advertisement