Dark Mode Light Mode
Ministria e Agim Veliut e përzë nga Kosova ish-këshilltarin amerikan të Albin Kurtit
PDK fton Qeverinë të ulen e ti harmonizojnë pakot ekonomike dhe ta votojnë, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset
Eulex bastis OVL-UÇK’në, ndiqni të gjitha zhvillimet

PDK fton Qeverinë të ulen e ti harmonizojnë pakot ekonomike dhe ta votojnë, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka ftuar Qeverinë e Kosivës që të ulen së bashku dhe t’i harmonizojnë pakot ekonomike të propozuara nga PDK dhe Qeveria për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve për rimëkëmbje ekonomike në kohë pandemie.

“Ne ftojmë Qeverinë që të ulemi së bashku dhe ti ftojmë edhe Odat Ekonomike dhe t’i harmonizojmë propozimet tona dhe ta miratojmë një pako të mirëfillt ekonomike që i ndihmon qytetarët, punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë e prekura nga pandemia”, tha Hamza.

Ai po ashtu tha se Qeveria po i mashtron qytetarët me propozimin për 10 përqindëshin e fondeve të TRUST të cilat nuk i rimbursojnë më.

Advertisement

“Nëse dëshironi ti mbështesim qytetarët me lejimin e tërheqjes së 10 përqindëshit nga TRUST ejani sot e amandamentojmë ligjin e TRUST dhe menjëherë votohet. Por ju nuk po keni qëllim ti mbështetni qytetarët”, tha Hamza.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − 3 =

Previous Post

Ministria e Agim Veliut e përzë nga Kosova ish-këshilltarin amerikan të Albin Kurtit

Next Post

Eulex bastis OVL-UÇK’në, ndiqni të gjitha zhvillimet

Advertisement