Dark Mode Light Mode

Pasaporta kosovare shënon progres në Indeksin Henley, renditet e 62-ta

Nga vendi i 101-të sa ka qenë në vitin 2023 Kosova tashmë së fundi ka shënuar progres në Indeksin e Pasaportave Henley, duke u renditur tani në vendin e 62-të globalisht. Në bazë të këtij indeksi, qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës. Nëse e bëjmë një krahasim edhe me vitin e kaluar, ky është një përmirësim kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të, derisa matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor. Rritja reflekton përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare që lehtësojnë lëvizshmërinë e qytetarëve. Në rajon, Kroacia vazhdon të mbetet lider, duke zënë vendin e shtatë me 184 vende të aksesueshme pa vizë, në të njëjtin nivel me vende si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Singapori vazhdon të kryesojë listën me 193 vende, duke ruajtur pozitën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë, falë lidhjeve të forta diplomatike dhe fuqisë ekonomike. Ky përparim i pasaportës kosovare konsiderohet një lajm i mirë për qytetarët, duke i mundësuar udhëtime më të lehta dhe zhvillim të mundësive të reja për biznes, arsim dhe turizëm.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five + 8 =

Previous Post

Rrëzimi i kërkesës së Veselit për lirimin me kusht, si e arsyetoi vendimin Gjykata Supreme në Hagë?

Next Post

Fund tragjik për 9-vjeçaren e zhdukur në SHBA, nëna e saj e qëlloi në kokë

Advertisement