Dark Mode Light Mode

Pas vizitës në veri të vendit, Veseli nesër viziton komunën e Ferizajit

Një ditë pas qëndrimit në veri të vendit, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të vazhdojë vizitat në komuna të tjera të Kosovës për tu njohur nga afër me kushtet dhe organizimin që po bëhet për ta luftuar sa më mirë pandeminë covid-19.

Në një njoftim të komunës së Ferizajit, mësohet se Veseli do të qëndroj gjatë ditës në këtë qytet për të vizituar disa nga institucionet ku po bëhet beteja e parë e luftës kundër pandemisë.

Po ashtu, Veseli do të takohë edhe me një grup të bizneseve të cilat po përballen me vështirësi të mëdha në këtë kohë, ku Veseli do ta diskutoj paketën e emergjencës ekonomike që PDK-ja ka propozuar për këtë fazë.

Advertisement

Pas vizitës në Ferizaj, Veseli do të qëndroj edhe në komuna të tjera për tu njohur nga afër me situatën që ndodhen vendi jonë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 + 17 =

Previous Post

Stavileci: Kosova e fundit në rajon me pakon e masave emergjente për ekonominë

Next Post

Edhe 15 të shëruar të tjerë nga koronavirusi në Shqipëri<br><br>

Advertisement