Dark Mode Light Mode
Reagojnë “Dardanët”: S’qëndrojmë të heshtur kur ofendohemi
Pas deklaratës së Kurtit, BDI shpërndan përmbajtjen e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV
Gërvalla thotë se është e pafajshme për mosdeklarim pasurie

Pas deklaratës së Kurtit, BDI shpërndan përmbajtjen e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV

Bashkimi Demokratik për Integrim, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti, ka shpërndarë të plotë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se s’ka ligj për gjuhën shqipe në këtë shtet.

“Për të sqaruar çdo keqinterpretim apo shpërndarje të informacionit të pasaktë, kemi shpërndarë përmbajtjen e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Qeverisë së Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, partive politike dhe mediave në Kosovë. Të bashkangjitur ua dërgojmë Ligjin që zyrtarizoi gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar BDI krahas Ligjit.

Në këtë LINKmund ta lexoni ligjin e plotë.

Advertisement

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Kurti dje tha se çështja e gjuhës i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, pasi tri dispozita të Ligjit për Gjuhët janë dërguar në Komisionin e Venecias.

“Në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorim të gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston Ligji për përdorim të gjuhëve, që e përmend shifrën 20 për qind, por nuk është ligj për përdorim të gjuhë shqipe, është për përdorim të gjuhëve”, ka thënë Kurti.

Kjo deklaratë e Kurtit erdhi pasi u pyet edhe pse është vendosur të mbahet tani takimi mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut kur po diskutohet Ligji i Gjuhëve në Shkup. Kurti gjithashtu tha se pret vendim të drejtë, që nuk bën përjashtime dhe respekton shumëgjuhësinë.

BDI më pas tha se deklaratat e Kryeministrit Kurti nuk qëndrojnë dhe tha se është për keqardhje që këto deklarata “përputhen me narrativat që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Ndërkohë, partia e Ali Ahmetit i kërkoi Kurtit që “të korrigjojë menjëherë deklaratat e tij dhe të mos shërbejë si mburojë për asnjë përpjekje që cenon barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 3 =

Previous Post

Reagojnë “Dardanët”: S’qëndrojmë të heshtur kur ofendohemi

Next Post

Gërvalla thotë se është e pafajshme për mosdeklarim pasurie

Advertisement