Dark Mode Light Mode

Papa Françesku vaksinohet kundër COVID-19

Papa Françesku dhe paraardhësi i tij, Benedikti XVI, kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, njoftoi Vatikani të enjten.

Papa, 84 vjeç, ka folur më herët për rëndësinë e vaksinimit në luftën kundër COVID-19.

Sipas programit të vaksinimit të Vatikanit të nisur të mërkurën, “doza e parë e vaksinës COVID-19 i është dhënë Papa Françeskut”, tha zëdhënësi Matteo Bruni.

Të mërkurën ishte raportuar se Papa Françesku kishte marrë vaksinën, por zyrtarët nuk pranuan të konfirmonin lajmin. Ish-udhëheqësi i Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti, 93 vjeç, u vaksinua të enjten në mëngjes. Nuk është njoftuar se me cilën vaksinë janë imunizuar.

Advertisement

Në një intervistë të transmetuar gjatë fundjavës, Papa Françesku u bëri thirrje njerëzve që të bënin vaksinën.

Në mesazhin e tij të Krishtlindjes, vitin e kaluar, Papa Françesku gjithashtu bëri thirrje që vaksinat të vihen në dispozicion në të gjithë globin, jo vetëm në vendet e pasura.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × one =

Previous Post

Disiplinori me dënim të ashpër për Remzi Ejupin për deklaratat shpifëse

Next Post

Zyrtare: Vjosa Osmani kandidate e Vetëvendosjes për presidente

Advertisement