Dark Mode Light Mode

Panik në qeverinë serbe, Daçiq mohoi se po spiunonin përmes programeve izraelite

Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq tha se hulumtimet e organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International, se policia në Serbi dhe shërbimet e inteligjencës përdorin spyware për të monitoruar telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve, janë të pabaza dhe paraqesin sulm ndaj praktikave të sigurisë në Serbi.

Ai mohoi në TV Pink se policia kishte futur ndonjë program në celularët e gazetarëve dhe aktivistëve të ndaluar.

“Askush nuk ka pretenduar ndonjëherë se praktikat tona të sigurisë janë kaq të avancuara teknologjikisht. Kjo zakonisht thuhet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (…) Ne i kemi marrë ato mjete teknologjike si donacion nga Perëndimi dhe i përdorim të gjitha sipas ligjit”, tha Daçiq.

Advertisement

Amnesty International njoftoi dje se Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përdorin produkte të lëvizshme mjeko-ligjore nga kompania izraelite “Cellebrite” për të nxjerrë të dhëna nga pajisjet mobile të gazetarëve dhe aktivistëve.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − one =

Previous Post

Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj tjerë

Next Post

Izmaku: Mbështetje e jashtëzakonshme për NISMA Socialdemokrate në Jezerc të Ferizajt!

Advertisement