Dark Mode Light Mode
Reagon Olta Gixhari, Olsi i BB, kundërpërgjigjet me foto intime
PALOKA: sulmin ndaj PD-së dhe Berishës, ish-nenkryetari demokrat Bamir Topi, konfirmoi votën e tij pro Edi Ramës
Dëmtimi, Fabregas tri javë jashtë fushe

PALOKA: sulmin ndaj PD-së dhe Berishës, ish-nenkryetari demokrat Bamir Topi, konfirmoi votën e tij pro Edi Ramës

Sipas deputetit demokrat, me sulmin ndaj PD-së dhe Berishës, ish-nenkryetari demokrat Bamir Topi, konfirmoi votën e tij pro Edi Ramës

Deputeti demokrat Edi Paloka i komentoi deklaratat e fundit të presidentit Topi në media, si qëndrime të njohura, që më në fund u konfirmuan prej tij.

Sipas Palokës me sulmin ndaj partisë që e zgjodhi president dhe liderit të saj Berisha, ish-nënkryetari demokrat Bamir Topi, konfirmoi votën e tij pro Edi Ramës. Në këto kushte, kur pas përfundimit të mandatit presidenacial, Topi nuk mund t’a pretendojë më rikthimin në politikë në seline blu, ka si të vetmen rrugë aktivizimin në strehën e kthyer në modë të nuancave nacionaliste.

Kreu i shtetit ishte një ndër ata qytetarë të Tiranës që më 8 maj ngatërruan kutitë e votimit, ndërsa hidhnin katër fletët sipas funksioneve të kësaj zone zgjedhore.

Advertisement

Sipas pamjeve filmike dhe numërimit në KQZ të votave që nuk u hodhën në kutinë respektive, rezultoi se Topi kishte votuar për Edi Ramën.
Presidenti la të kuptonte para dy ditësh se nuk ka asnjë shpresë për të besuar në një mandat të dy presidencial, duke paralajmëruar rikthimin e tij në politikë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 4 =

Previous Post

Reagon Olta Gixhari, Olsi i BB, kundërpërgjigjet me foto intime

Next Post

Dëmtimi, Fabregas tri javë jashtë fushe

Advertisement