Dark Mode Light Mode
KQZ’ja certifikon listat e LDK’së dhe PDK’së
Pallaska: “Spektaklet” televizive me sondazhe amatoreske e tendencioze, votuesi kosovarë duhet t’i injoroj deri ditën e zgjedhjeve
PDK prezanton Planin për Rimëkëmbjen e Sundimit të Ligjit: Do të themelojmë Byronë Kombëtare të Hetimit

Pallaska: “Spektaklet” televizive me sondazhe amatoreske e tendencioze, votuesi kosovarë duhet t’i injoroj deri ditën e zgjedhjeve

Avokati i njohur kosovarë, z. Dastid Pallaska, ne nje postim te tijin ne facebook i ka komentuar “spektaklet” e disa prej televizoneve nacionale ne vend, ku kane filuar t’i shfaqin secila sondazhet e veta.

Pallaska ka thene se ne Kosove njihemi aq mire mes vehte se jemi vend i vogel, saqe sondazhet jane tejet te panevojshme per te vendosur rrethe pikpamjeve tona politike.

Postimi i plotë i avokatit Pallaska:

Advertisement

Me publiku’ sondazhe (i) që janë përgatitur/mbikëqyrur nga persona që janë në garë dhe kanë konflikt të hapur të interesit; apo (ii) sondazhe gjysmake për disa komuna në rast të zgjedhjeve parlamentare është papërgjegjësi totale.

Me i arsyetu këto sondazhe në televizion është tallje publike.

Edhe nëse e gjithë kjo marrëzi mediale i pëshkruhet joprofesionalizmit dhe jo keqbesimit, rezultati është tejet i dëmshëm – frikësimi dhe detyrimi i votuesit të rreshtohet prapa “fituesit” të projektuar për t’i shpëtuar ndëshkimit nga regjimi i ri. Një profeci tipike vetëpërmbushëse!

Me këtë diskurs helmues, do të kemi zgjedhje me AKLAMACION, e cila – për arsyet më sipër – ishte metodë e preferuar e “zgjedhjeve” në sistemet totalitare.

Për të ruajtur shëndetin mendor dhe për të mbrojtur bindjen politike nga ky sulm i paprecedentë ndaj votës së lirë, është e domosdoshme të injorohet ky spektakël medial pa shije.

Kosova është e vogël. Të gjithë njihemi me njëri tjetrin. Nuk kemi nevojë për sondazhe e as analiza koti për të vendosur se për kë do votojmë me 14 shkurt.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × two =

Previous Post

KQZ’ja certifikon listat e LDK’së dhe PDK’së

Next Post

PDK prezanton Planin për Rimëkëmbjen e Sundimit të Ligjit: Do të themelojmë Byronë Kombëtare të Hetimit

Advertisement