Dark Mode Light Mode

Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij ishte thjeshtësia, urtësia dhe dashuria e pashuar për Kosovën

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kujtuar presidentin historik të vendit, Ibrahim Rugovën, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka vlerësuar figurën e Rugovës, duke thënë se ai ishte simbol i mençurisë, durimit dhe rezistencës paqësore të popullit të Kosovës.

Ndër të tjera, Pacolli ka theksuar se Rugova, me fjalë dhe vizion të qartë, i dha Kosovës zë dhe dinjitet në periudha jashtëzakonisht të vështira për vendin.

Advertisement

“Kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe të bindem se madhështia e tij qëndronte në thjeshtësi, urtësi dhe dashuri të sinqertë për atdheun. Kujtimi i tij mbetet i gjallë. Lavdi veprës dhe jetës së tij”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − four =

Previous Post

Kurti në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Arkitekt i rezistencës paqësore dhe figurë e pashlyeshme e historisë së Kosovës

Next Post

Nura: PDK-ja s’duhet ta votojë Vjosën Osmanin për mandat të dytë

Advertisement