Dark Mode Light Mode

OVL-UÇK: Për pesë vite me radhë, ky pushtet e la luftëtarin e UÇK-së pa pension meritor, sot s’u bë asnjë aktivitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka reaguar sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, duke bërë thirrje për “reflektim shtetëror, respekt institucional dhe përulje ndaj sakrificës së atyre që e sollën lirinë”.

Në reagimin e publikuar në Facebook, OVL UÇK thekson se: “Për pesë vite me radhë, ky pushtet e la luftëtarin e UÇK-së pa pension meritor, duke e nënçmuar dinjitetin e atij që rrezikoi jetën për liri. Kjo u bë me vetëdije dhe me hile politike, në bashkëpunim me Listën Serbe.”

Organizata shton: “U toleruan deklarata fyese, përçmuese dhe linçuese ndaj veteranëve të UÇK-së. U lejua që luftëtarët të etiketohen, të poshtërohen dhe të trajtohen si barrë, pa asnjë mbrojtje shtetërore. Madje, u tha publikisht se ‘më mirë të paguheshin mercenarët, sesa ata që e çliruan vendin’. Kjo është një politikë e ftohtë, e qëllimshme dhe e organizuar kundër UÇK-së.”

Advertisement

Sipas OVL UÇK, edhe sot veteranët nuk u kujtuan as simbolikisht nga institucionet: “Asnjë aktivitet shtetëror, asnjë vizitë te varret e dëshmorëve nga institucionet. Kjo heshtje është qëndrim politik. Dhe ky qëndrim tregon se, fatkeqësisht, shteti po përpiqet të shkëputet nga lufta që e solli në jetë.”

Si përfundim, OVL UÇK ua rikujton institucioneve: “Kosova nuk ka lindur nga neutraliteti, as nga administrata, as nga konferencat, por nga gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve të UÇK-së.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × one =

Previous Post

Gërvalla më e votuar se Sveçla, Tahiri i dyti në PDK, Ymeri në 10 të LDK-së: 50% të votave të kandidatëve të numëruara

Next Post

Arifi: Vetëm 25% e qytetarëve mbështesin VV-në, rrenci mbetet rrenc

Advertisement