Dark Mode Light Mode

Osmani takohet me senatorin republikan Ted Cruz, flet për forcimin e partneritetit Kosovë-ShBA: Mbeten një aleat jetik

Vjosa Osmani ka vazhduar me takimet në Washington DC ku po qëndron për vizitë zyrtare për takime në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Osmani ka njoftuar sot se është takuar me Senatorin republikan Ted Cruz, me të cilin ka thënë se ka diskutuar për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe ShBA’së.

Ajo ka shtuar se se ShBA’të mbeten aleat jetik.

Advertisement

“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz.

Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + 10 =

Previous Post

Serbia importon pajisje wireless që mundësojnë mbikëqyrje masive pa dallim

Next Post

Sot shorti për kualifikimet e Kupës së Botës, Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët

Advertisement