Dark Mode Light Mode
Trump: Unë do t’i ndaloj luftërat
Osmani s’e pret konfirmimin, e uron Trumpin për fitoren: Pres të punoj me administratën e re për të thelluar aleancën tonë
Edi Rama uron Trump për fitoren e zgjedhjeve në SHBA

Osmani s’e pret konfirmimin, e uron Trumpin për fitoren: Pres të punoj me administratën e re për të thelluar aleancën tonë

Ende pa u shpallur rezultati përfundimtar, Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Donald Trump për fitore në zgjedhjet që u mbajtën dje.

Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës, duke shtuar se pret të punojë me administratën e re për të thelluar aleancën.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta @realDonaldTrump  dhe @JDVance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara. SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë! 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në platformën “X”.

Advertisement

Ndryshe, Trump i është afruar fitores në zgjedhje, pasi ka siguruar 267 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t’u shpallur president.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × two =

Previous Post

Trump: Unë do t’i ndaloj luftërat

Next Post

Edi Rama uron Trump për fitoren e zgjedhjeve në SHBA

Advertisement