Dark Mode Light Mode

Osmani: Regjimi i Millosheviqit dogji për së gjalli fëmijë në Kosovë, Vuçiq ishte pjesë e atij sistemi

Presidentja e Kosovës, në Këshillin e Sigurimit, e ka përmendur masakrën e Poplekut, ku ishin masakruar mbi 50 shqiptarë nga forcat serbe.

Ajo tha se forcat paramilitare dhe militare serbe i kanë djegur të gjallë mbi 50 civilë shqiptarë shumica gra e fëmijë.

Osmani tha Elhame Muqolli në atë kohë ishte 14 vjecare ku kishte arritur të kërcente nga dritarja e shtëpisë e të ikte. Presidentja e Kosovës, tha se Muqolli ende i mban mend britmat e fëmijëve duke u djegur të gjallë.

Advertisement

“Pesë ditë më parë kemi shënjuar 25 vjetorin e masakrës nga regjimi i Millosheviqit. Elhame Muqolli që është me mua sot ka qenë 14 vjeçare kur shtëpia u sulmua nga forcat serbe, 53 civilë shumica fëmijë, janë vrarë me armë. Policia kur ka shkuar të rifurnizohet me municion Muqolli ka kercyer nga dritarja ka ikur, edhe pse ka qenë e plagosur me plumba. Policia është kthyer me furnizime shtesë, për ti vënë në zjarrë 53 civilë. Ajo smund t’i harrojë klithmat e fëmijëve që kanë qenë të gjallë derisa po digjeshin. Policia prapë ua ka vënë zjarrin, fëmijë të vegjël të moshës 6 muajshe dhe 10 muajsh, janë djegur, vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Në regjimin e asaj kohe ky njeri Vuciqi, ka shërbyer si ministër i propagandës”, tha ajo.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × four =

Previous Post

Osmani bashkë me katër heroinat në Nju Jork: Do ta përfaqësojmë së bashku Kosovën në Këshill të Sigurimit

Next Post

E dhimbshme, vdes në moshë të re aktivistja e PDK-së

Advertisement