Për disa ditë, në Davos të Zvicrës u zhvillua Forumi Ekonomik Botëror, pjesë e të cilit ishin edhe udhëheqësit e Kosovës, si kryeministri në detyrë, Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani.
Pjesëmarrës në Davos, përveç këtyre, ishin edhe liderë të shumtë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump. Pikërisht ky i fundit ishte kryefjala e forumit, pasi që u nënshkrua Karta e Bordit të Paqes.
Në këtë kartë, nënshkruese ishte edhe vetë Osmani. Kjo e fundit, lidhur me këtë çështje, planifikon që të thërrasë në takim liderët e partive politike në Kosovë.
Arsyeja e takimit do të jetë pikërisht, pjesëmarrja e Kosovës në këtë Bord dhe njoftimi rreth tij. Kështu është njoftuar nga shefja e kabinetit të Osmanit, Learta Hollaj.




