Dark Mode Light Mode

Osmani pas takimit me Ulutas: Siguria garantohet me angazhim dhe partnerë të besueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se siguria në vend garantohet përmes angazhimit të përditshëm dhe partnerëve të besueshëm, duke vënë në pah rolin e KFOR-it dhe bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n.

Ajo i bëri këto deklarata përmes një postimi në Facebook, pas një takimi me Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Osmani e falënderoi komandantin Ulutaş, siç tha ajo për lidershipin e tij dhe për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në funksion të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim.

Advertisement

Sipas saj, prania dhe angazhimi i KFOR-it mbeten faktorë të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në vend.

“Siguria garantohet me angazhim të përditshëm dhe partnerë të besueshëm. Në takim me Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, e falënderova për lidershipin e tij dhe për rolin e KFOR-it në funksion të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim. Bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon, e në veçanti përballë veprimeve të vazhdueshme destabilizuese të Serbisë”, ka thënë Osmani.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × five =

Previous Post

Paralajmëron Trump – thotë se përfshirja e ShBA-së në Venezuelë mund të zgjasë me vite

Next Post

Behrami: Kurti me 300 mijë vota ia fali Manastirit të Deçanit 24 hektarë, me 400 mijë do ta jetësojë autonominë në veri

Advertisement