Dark Mode Light Mode

Osmani del në pazarin e Fushë-Kosovës: Shumë shpejtë do të rregullohet me tezga të përshtatshme

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani mëngjesin e së martës e ka kaluar në pazarin e këtij qyteti teksa ka premtuar rregullim të këtij tregu dhe vendosjen e tezgave të përshtatshme.

Ai ka thënë se pazari është vendi ku bashkohen prodhuesit vendorë me prodhime të freskëta e cilësore, por edhe shitësit e gjësendeve të vjetra që mbajnë gjallë traditën tonë.

Advertisement

“Këtu qytetarët bëjnë pazaret e tyre, ndajnë buzëqeshje dhe takohen me dashamirësi”, ka vlerësuar Osmani.

“Shumë shpejt, ky treg do të marrë pamje më të rregulluar, me tezga të përshtatshme dhe nyje sanitare moderne – duke u shndërruar në një hapësirë të rehatshme, dinjitoze dhe mikpritëse për të gjithë”, ka thënë ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × two =

Previous Post

Dokumenti i shtatorit 1999 lexohet në Hagë: Hashim Thaçi shkoi në Prekaz për të kërkuar mbështetje nga Rifat Jashari

Next Post

Uran Ismaili prezanton zgjidhjet nga ora 19:00 në Mat: Me 12 tetor përfundojnë improvizimet, do të punojmë me secilën lagje të Prishtinës

Advertisement