Dark Mode Light Mode

Organizohet protestë në Prishtinë për lirimin e ish-policit, Arbnor Spahiu që u arrestua në Serbi

Serbia tash e sa muaj është duke e mbajtur në paraburgim ish-policin e Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut nën akuzar për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

Spahiu, sipas Serbisë dyshohet se ka kryer këtë vepër në pjesën veriore e Kosovës, në Banjskë, ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtator 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Ditë më parë ka folur edhe gruaja e Spahiut e cila tha se ka kontaktuar me të gjithë krerët e vendit, për të kërkuar ndihmë diplomatike, por asnjëri nuk ka dhënë asnjë lloj përgjigje, teksa shtoi se po përballen me vështirësi financiare nga shpenzimet e mëdha për proceduarat gjyqësore.

Advertisement

Ndonëse jo shteti, në përprahje për të kërkuar drejtësi, vullnet kanë shprehur disa qytetarë, të cilët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kanë njoftuar se kanë organizuar një protestë paqësore.

E njëjta do të mbahet më 30 shtator, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Me këtë rast, ky grup i qyetatrëve, i ka bërë ftesë të gjithëve që të marrin pjesë.

“Thirrja është publike dhe synon mbështetjen sa më të gjerë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + seven =

Previous Post

Aksion i madh bastistjeje në Burgun e Dubravës

Next Post

Uran Ismaili takon pensionistët: 400 ashensorë të rinj në objektet banesore dhe përfshirje në jetën komunitare

Advertisement