Dark Mode Light Mode

Ora luksoze, stoli ari, para dhe telefona – ja çka sekuestruan sot Krimet Ekonomike në shtëpitë e Mazrekut e Berishës

Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Rahovec, Podujevë, Obiliq, ku janë angazhuar mbi 300 zyrtarë policorë dhe 10 prokurorë. Në kuadër të këtij operacioni cak i hetimit ishin mbi 40 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-drejtuesit e BKS-së.

Gazeta ka raportuar ekskluzivisht se si pasojë e këtij operacioni të madh janë arrestuar Sami Mazreku, ish-drejtues i Byrosë Kosovare të Sigurimeve si dhe Valon Berisha, ish-drejtor i financave në këtë institucion.

Për rastin, Prokuroria ka mbajtur një konferencë, ku ka njoftuar se çfarë ka sekuestruar.

Advertisement

Në konferencën e thirrur nga Prokuroria e Prizrenit janë publikuar edhe disa fotografi nga paratë, stolit e arit e orët e shtrenjta që janë sekuestruar në bastisjen e sotme nëpër shtëpi e apartamente të të lartcekurve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven − two =

Previous Post

Kryeprokurori: Dëmi ndaj BKS-së është mbi 1 milion euro, transaksioni më i lartë 68 mijë euro

Next Post

Një i vdekur nga përmbytjet në Durrës, shënohet viktima e parë nga moti i ligë

Advertisement