Dark Mode Light Mode
Rama aleatëve: Pa konsensus nuk përmirësojmë dot sistemin
Obama ofertë Iranit: Gati të pranojmë një program bërthamor civil
Fiton Barça

Obama ofertë Iranit: Gati të pranojmë një program bërthamor civil

Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka bërë një ofertë Ajatollah Ali Chameneit, liderit shpirtëror të Iranit. Sipas Washington Post, Obama e ka sinjalizuar se SHBA është gati të pranojë një program bërthamor civil të Iranit. Chamenei nga ana e tij duhet të garantojë se Irani në asnjë mënyrë nuk do ndërtojë armë bërthamore.

Vetë Chamenei e kishte thënë në shkurt në një intervistë se ata nuk kanë ndërmend të ndërtojnë një armë bërthamore. “Ne mendojmë se zotërimi i një mëkati të tillë të rëndë është i pavlerë, shkatërrimtar dhe i rrezikshëm,” pati deklaruar ai. Edhe agjencia e lajmeve AP thotë, duke iu referuar një deputeti iranian, se vendi nuk ka njohjet e duhura për të ndërtuar një bombë atomike. Por vendi mund të prodhojë me lehtësi uran të pasuruar.

Mesazhi i Obamës për Chamenei është një përpjekje për të shtensionuar situatën. Por si do funksionojë më tej? Mësohet se do ketë negociata. Chamenei e ka marrë mesazhin e Obamës përmes kryeministrit turk, Erdogan. Fillimisht ishte menduar se vendi ku do bëhen negociatat do ishte Stambolli, por më pas iranianët kërkuan që të ishte ose Iraku ose Kina. Shtetet e Bashkuara e shohin këtë si një shenjë se Irani nuk është ende gati për të negociuar.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + twelve =

Previous Post

Rama aleatëve: Pa konsensus nuk përmirësojmë dot sistemin

Next Post

Fiton Barça

Advertisement