Dark Mode Light Mode

Nxënësi në Istog, si deputetët e opozitës, hedh gaz lotsjellës në klasë

gaziNuk janë vetëm deputetët e opozitës që përdorin gazin lotsjellës për të penguar mbarëvajtjen e mbledhjeve të Kuvendit së Kosovës.
Një nxënës nga një shkollë të Istogut ka përdorur gazin lotsjellës, njësoj si opozita, për ta penguar mësimin në klasën e tij.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se nxënësit e tjerë, nga gazi, u detyruan që të kërkojnë trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-nxënës i shkollës, pasi që i njëjti në klasë ka hedhur gaz lotsjellës. Si pasojë e gazit, disa nxënës kanë pësuar shqetësim dhe, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − eight =

Previous Post

Më në fund pas tri ditëve në arrati "dorëzohet" Azem Syla (Foto/Video) Nuk e lodhi Interpol-in me e njek..

Next Post

Gjenevë, bastisje për korrupcion në Zyrën OCPM. Në mesin e të arrestuarve edhe kosovarë

Advertisement