26 vjet më parë, në këtë stinë, në Prishtinë u zhvillua një ndeshje futbolli të vogël mes Artistëve të Kosovës dhe Artistëve të Shqipërisë.
Kjo ndeshje u organizua nga presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me të ndjerin Mirian Hakani, dhe u mbajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Për shumicën e artistëve nga Shqipëria, kjo ishte hera e parë që vizitonin Kosovën.
Aktiviteti u zhvillua në një periudhë të ndjeshme, menjëherë pas çlirimit të Kosovës dhe përbënte një nga nismat e para që synonin rikthimin e jetës kulturore e sportive në vendin tonë që sapo kishte dalë nga lufta.
Që atëherë, Agim Ademi ka qenë vazhdimisht i lidhur me futbollin, duke punuar me përkushtim dhe këmbëngulje për zhvillimin dhe promovimin e tij.