Dark Mode Light Mode

Paraqitje e jashtëzakonshme e Muricit ndaj Chelseat, portieri i Kosovës vlerësohet me notë maksimale

Burnley arriti sot që të marrë një pikë nga përballja në udhëtim ndaj Chelseat.

Ndeshja e luajtur në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 2:2.

Arijanet Muric ishte sërish titullar te Burnley, duke regjistruar kështu paraqitjen e tij të dytë në Premierligë këtë sezon.

Advertisement

Portieri kosovar tregoi sërish aftësitë e veta, duke qenë më i dalluari te skuadra e tij, si dhe më meritori për fitimin e një pike.

Murici u vlerësua me notë maksimale (10) nga faqja e specializuar “SofaScore”.

Portieri shtat lartë pati 11 pritje në total ndaj Chelseat, 8 prej të cilave ishin në goditjet prej brenda zonës.

Notë maksimale nga kjo përballje mori edhe Cole Palmer, i cili ishte autor i të dy golave për “Blutë” e Londrës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 + seventeen =

Previous Post

Alarm në Evropë për pluhurin afrikan! 180 mijë tonë rërë mbuluan qiellin e Zvicrës

Next Post

Shpëtohen alpinistët e bllokuar në Majën e Jezercës në Shqipëri, mori pjesë edhe ekipi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës

Advertisement