Dark Mode Light Mode

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka marrë vendim që Ismet Zukajt t’i caktohet paraburgim prej një muaj, për vrasje të rëndë në tentativë, dhe mbajte të paautorizuar të armëve.

Paraburgim për Zukajn fillon nga data e arrestimit, pra nga dje, deri me 12 shkurt.

Rasti ka ndodh 13.01.2026, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal.

Advertisement

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një zyrtar policor jashtë detyre, i cili kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Në brendi të kafiterisë, policia ka gjetur të shtrirë tre viktimat, të cilat dyshohet se ishin plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.

Njoftimi:

Caktohet paraburgimi për të dyshuarin në rastin e vrasjes së rëndë në tentativë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Sh.C., në çështjen penale kundër të dyshuarit I.Z., i dyshuar për vepra penale vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 173 par.1 pika 1.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.1 të KPRK-së, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit.

Pas shqyrtimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të dyshuarit I.Z. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 13.01.2026, ora 00:17, dhe do të zgjasë deri më 12.02.2026, ora 16:00.

Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − ten =

Previous Post

Bajrami: Kërkova dorëheqjen e Abdixhikut dhe dhashë dorëheqje nga posti i nënkryetares

Next Post

Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë

Advertisement