Dark Mode Light Mode

Një e vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku u përfshinë një veturë dhe një kamion.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë aksident, drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Advertisement

 

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në kilometrin e 26-të, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues, kamion me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja”.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Kelani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë, përveç njësive policore që po merren me rastin, edhe njësia e zjarrfikësve dhe njësitë relevante të emergjencës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 + 17 =

Previous Post

Hamiti: Kosova po i largohet kurthit popullist të Albin Kurtit

Next Post

Arianit Koci lë të hapur mundësinë: Mund të kandidoj si deputet i pavarur, pa parti!”

Advertisement