Dark Mode Light Mode

39 vjecarit nga Tërrnoci i Bujanocit ja merr jetën droga ne hotelin “Kristal” të Gjilanit

kristalllGJILAN, 13 gusht  -Mesoburri 39-vjecar B. B. nga Tërrnovc i Madh  Bujanocit  është gjetur i vdekur në banjon e hotelit ‘Kristal’ në Gjilan. Sipa spolcisë,  dyshohet se ka vdekur nga përdorimi i substancave narkotike, njofton agjencia e lajmeve “Presxheva jonë”

“Sot në mëngjes është gjetur në banjon e hotelit një person i shtrirë dhe menjëherë është lajmëruar policia…” ka njoftitar zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani.

Me të pranuar informatën për rastin njësitet e hetimeve Rajonale kanë njoftuar organet e Prokurorisë dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Advertisement

“Së bashku me krim-teknikën në lokacionin e hotel ,,Kristalit” në bodrum në tualet është gjetur i shtrirë viktima dhe afër trupit të tij janë gjetur disa gjësende si: dëshmi që dyshohet të jenë substanca narkotike”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, në rrobat e tani të ndjerit është gjetur letërnjoftimi që dokumentohet se ishte shqiptar B. B. (1975) nga fshati Tërnovc i Madh, shtetas i R. Serbisë. Hetime lidhur me rastin janë në vazhdim.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + twenty =

Previous Post

Imami i Preshevës: Marrinat e një «kastraveci» në Siri nuk mund të kompremtojnë fenë e as kombin tonë !

Next Post

Mediumet lokale (RTP&RTB) – midis privatizimit dhe shkatërrimit!

Advertisement